Maltë, 13 shtator 2014 – Një anije është mbytur në jug-lindje të Maltës, ndërkohë që transportonte emigrantë klandestinë nga Malta drejt Italisë.
Janë gjetur trupat e tre viktimave dhe shtatë të mbijetuar, prej të cilëve dy fëmijë, ndërkohë që llogaritet që numri i të humburve të jetë rreth 30.
Emigrantët janë ndihmuar nga anija tregtare Pegasus, e cila lajmëroi për mbytjen e anijes.
Në këtë operacion shpëtimi janë duke marrë pjesë një helikopter i policisë detare italiane dhe një i marinës greke.
Trupat e tre të mbijetuarve janë transportuar me urgjencë në nje spital grek, edhe pse gjendja e tyre është mjaft e rëndë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





