Funerali i një 83-vjeçareje italiane është bërë edhe më tragjik, kur vëllai i saj 78 vjeç, së bashku me të birin 49 vjeç, kanë humbur jetën.

Sipas medieve italiane, Giorgio dhe Danilo Vartesi, babë e bir, kanë humbur jetën kur po ktheheshin nga funerali i gruas së moshuar.

Ata janë futur gabim në një nga autostradat italiane dhe për pasojë janë përplasur me një nga trafik ndarëset, për t’u goditur më pas nga një autobuz me pjesëmarrës në karnavalet e Venecias.

Babë e bir kanë humbur jetën në vend, duke e rënduar edhe më shumë tragjedinë familjare.