Koncerti i këngëtares së re amerikane kthehet në tragjedi të vërtetë. Christina Grimmie, vdiq të premten mbrëma pasi u qëllua pas koncertit që ajo mbajti në Orlando, Florida.
Zyrtarët e policisë thanë se sulmi ndodhi rreth orës 22:45, pak pasi ajo kishte përfunduar së performuari, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Grimmi, 22 vjeçe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pak më vonë.
Motivet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta, pasi dhe autori i krimit vrau veten pasi e qëlloi këngëtaren.
Nuk dihet nëse viktima kishte njohje me autorin dhe përse u ndërmor një sulm i tillë, ndërkohë policia vendase po investigon.





