GREQI-Një tragjedi emigrantësh ka ndodhur në Greqi, pranë ishullit Lesvos.
Një varkë, në të cilën ndodheshin 28 emigrantë të paligjshëm është mbytur dhe deri tani konfirmohen 18 njerëz të vdekur.
Roja bregdetare ka gjetur vetëm një të mbijetuar, një 20 vjeçar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë dhe për identifikimin e të mbyturve.
18 emigrantët e paligjshëm, trupat e të cilëve janë gjetur tashmë, janë të moshës 20-45 vjet. Sipas dëshmisë së djalit të mbijetuar, i cili u transferua në Spitalin e Mitilinit, varka e vogël indiane plastike, është nisur dje në mëngjes nga brigjet e Turqisë drejt ishullit të Mitilinit dhe në bordin e saj kishte 28 persona, duke përfshirë edhe trafikantin turk. Në mes të rrugës për shkak të mbingarkesës, anija u përmbys dhe u mbyt.
Sipas anëtarëve të rojes bregdetare, e cila vazhdon kërkimet në zonë së bashku me forcat e FRONTEX, për shkak të motit të ftohtë dhe me shi, nuk mund të ketë të tjerë të mbijetuar.