1 qershor 2015 – Tragjedi për një familje në Laknas të Tiranës ditën e 1 qershorit. Festa e fëmijëve regjistroi mbytjen e fëmijës 7 vjeç të një familjeje të zonës, ndërsa shpëtoi i vëllai i tij binjak. Ngjarja ndodhi pasdite, në rezervuarin e Laknasit. A.D. janë inicialet e viktimës, i cili bashkë me vëllanë dhe moshatarë të tjerë po laheshin në ujë. Nuk dihet ende nëse ka qenë mbytja apo ndonjë problem shëndetësor që i shkaktoi vdekjen fëmijës, që bashkë me shokët shkonin vazhdimisht në rezervuar.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”