Një avion i vogël është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të enjte në Itali.
Si pasojë kanë humbur jetën dy persona, piloti dhe pasagjeri që ndodhej në bord. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse.
Sipas mediave vendase, avioni ishte nisur nga “Alvaro Leonardi” në Maratta dhe për destinacion kishte L’Aquila-n. Por si pasojë e një problemi, ende të paidentifikuar avioni ka humbur kontrollin duke u përplasur në tokë, në anë të autostradës së makinave E45 në provincën e Ternit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të këtij aksidenti tragjik.