Një ortek vrarë të paktën 2 skiatorë në Alto Adige, në veri të Italisë, zona e alpeve.

Sipas autoriteteve, deri më tani numri i të vdekurve është dy dhe pesë të plagosur rëndë. Sipas informacioneve, ka edhe një person të zhdukur.

Ekipi i skive, në total, përbëhej nga 20 persona, të cilët ishin të lidhur me një pajisje gjeolokacioni.

Ofrimi i ndihmës ishte i menjëhershëm, me gjashtë helikopterë dhe 80 anëtarë në total të policisë financiare italiane, Ndihmës së Parë Alpine, si dhe ekipeve të shpëtimit të dërguara nga Austria.

Orteku filloi rreth orës 11:40 të paradites në terren malor (21 mars), në një lartësi prej rreth 2,450 metrash. Shumica e 20 skiatorëve në shpatin e prekur pësuan vetëm lëndime të lehta. Megjithatë, rreth dhjetë u rrëmbyen.

Autoritetet italiane fillimisht nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth identitetit të të vdekurve. Disa nga skiatorët mbanin me vete pajisje gjurmuese, të cilat lehtësojnë shumë kërkimin për viktimat e ortekëve. Sipas Shërbimit të Shpëtimit Malor, disa helikopterë ishin dërguar në zonë.

Këtë dimër, ka pasur disa incidente me orteqe në Alpet italiane, duke rezultuar në vdekje dhe të lënduar. Sipas Shërbimit të Shpëtimit Malor, disa spitale në rajon janë vënë në gatishmëri, përfshirë spitalin në Innsbruck të Austrisë.