8korrik 2015 – Një futbollist ka vdekur gjatë një ndeshje përgatitore të një skuadre amatore angleze.

Futbolli anglez është tronditur. Futbollisti 23 vjeçar, Junior Dian ka humbur jetën derisa po luante për skuadrën Tonbridge Angels nga Ryman Premier League.23-vjeçari vraponte kur u rrëzua për toke gjatë pjesës së dytë të ndeshjes në Whyteleafe.“Ky është një lajm i rëndë dhe ngushëllimi i vetëm është se Junior e humbi jetën duke bërë diçka që e donte shumë”, deklaroi presidenti i Tonbridge, Steve Churcher.“Mbështetja dhe ngushëllimet tona janë me familjen e tij”, thuhej në vazhdim të deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të klubit. Dian u trajtua nga stafi mjekësor i të dyja skuadrave, por vdiq në spitalin St George në Tooting.

Ndeshja u ndërpre pas incidentit. Tonbridge Angels marrin pjesë në Ryman Premier League, që llogaritet si liga e shtatë në futbollin anglez, kurse Whyteleage garon një nivel më mposhtë.