20 qershor 2015 – Një fuoristradë hyri papritur mes një turme njerëzish në Grac të Austrisë, duke lënë tre viktima dhe 34 të plagosur. Shoferi, një 26 vjeçar austriak, mendohet se e ka bërë aktin nën ndikimin e problemeve familjare që kishte dhe jo për qëllime terroriste, thanë burime të policisë vendase. Ngjarja ndodhi në një zonë me dyqane dhe numri i kalimtarëve ishte i shumtë.

Policia ndaloi shoferin, i cili nuk ka bërë rezistencë dhe po merret në pyetje. Po verifikohet nëse ngjarja ka lidhje me garën e Formula 1, e cila nesër mbahet në Austri.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”