Një tjetër tragjedi ka ndodhur sërish në botën e futbollit, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak lojtari 23-vjeçar, Marin Çaçiç. Marin Cacic ishte vetëm 23 vjeç dhe aktivizohej me ekipin e NK Nehaj e cila militon në kategorinë e tretë kroate, ku pikërisht këta të fundit e kanë bërë me dije këtë lajm në profilin e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Mbrojtësi ka humbur jetën si pasojë e problemeve në zemër. Në një moment është rrëzuar teksa po stërvitej me ekipin, për të mos u çuar më.Mjekët konfirmuan problemet kardiake të lojtarit të ri, i cili përfundoi në koma dhe ndërroi jetë.
“Lamtumirë i dashur, u ndave pa dëshirën tonë dhe pa një letër lamtumire”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kroat për humbjen e Cacic.





