Greqi, 5 maj 2014 – 22 persona janë gjetur të vdekur dhe rreth 10 të tjerë konsiderohen ende të humbur, teksa dy varka me emigrantë klandestinë u mbytën sot në mëngjes në brigjet e ishullit Samos në Egje. Rreth orës 4:00 te mëngjesit një jaht luksoz është mbytur dhe ka dhënë alarmin. 

Në jaht dhe në barkën e shpëtimit që e shoqëronte, ndodheshin mbi 60 emigrantë ilegalë, të cilët për të shpëtuar u hodhën në det. Një helikopter super-puma dhe anijet e shpëtimit që shkuan në vendngjarje nxorën trupat e 22 personave të vdekur, mes të cilëve edhe të 4 fëmijëve. Gjetja më tragjike ishte që një ndër gratë kishte vdekur e përqafuar me fëmijën e saj. 

Gjatë paradites u shpëtuan 36 emigrantë, ndërsa vazhdon operacioni për gjetjen e emigrantëve të tjerë, shpresat për të cilët sa vijnë e pakësohen. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/