Dibër, 23 maj 2014 – Përfundon në tragjedi ekskursioni i disa maturantëve nga Dibra. Policia e Dibrës bën me dije se maturantët ishin nisur për një ekskursion në Maqellarë, ndërsa udhëtonin me një mjet të vogël, i cili ndiqte autobusin ku udhëtonin shokët e tyre të klasës.
Po sipas të njëjtave burime, mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe e ka zënë poshtë një 18-vjecare, e cila në ato momente ndodhej në dritaren e mjetit.
Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur edhe katër personat e tjerë që udhëtonin me të. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Peshkopisë, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





