Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku dy vëllezër kanë humbur jetën në të njëjtën ditë njëri pas tjetrit.

Historia tronditëse nis me 38-vjeçarin Theodoris nga Thermi i Selanikut, i cili u plagos rëndë në një aksident automobilistik dhe kaloi disa ditë në një qendër rehabilitimi.

“Kishte dëmtime në këmbën e djathtë. E kanë mbajtur 10 ditë në “Gennimatas”, është operuar, i kanë vënë hekurat dhe në datën 8 qershor e kanë çuar në qendrën e rehabilitimit”, thotë xhaxhai i familjes.

Mëngjesin tjetër, mjekët kontaktuan vëllain 32-vjeçar të Theodoris dhe i thanë se gjendja e të vëllait ishte përkeqësuar.

Kur mbërriti në spital i thanë se i vëllai kishte ndërruar jetë.

Sipas protothema.gr, 32- vjeçari kur dëgjoi vdekjen e 38-vjeçarit Theodoris nuk e duroi dot dhe u rrëzua përtokë. Ai humbi jetën 6 orë pas vdekjes së vëllait. Shkaku i vdekjes ishte një infarkt i miokardit, siç thuhet konkretisht në certifikatën e vdekjes.