Një tragjedi është shkaktuar në një familje në Maqedoni pasi në banesë ka rënë zjarr, çka i ka marrë jetën tre vogëlushëve në komunën Veles.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës, raportojnë mediat maqedonase. Tre fëmijët, të moshës 1, 2 dhe 5 vjeçarë kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e tyre.
Ashtu siç shkruajnë mediat lokale, shtëpia në të cilën ka rënë zjarri gjendet në terren jo të përshtatshëm në Veles, ç’ka ka bërë që ndërhyrja e forcave të zjarrfikëjes të jetë e vështirë.
Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë bërë të mundur njoftimin e policisë. Policia është në terren dhe po kryen ekspertizë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.