Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën mbrëma, kur një burrë humbi jetën në bordin e një avioni që po fluturonte nga Tirana në drejtim të Mançesterit.
Fluturimi i Ryanair ishte detyruar të devijonte drejt Londrës Stansted për shkak të një emergjence mjekësore.
Sipas mediave britanike, burri, i cili nuk është identifikuar ende dhe mosha e tij nuk është konfirmuar, u shpall i vdekur në vendngjarje.
Fluturimi ishte nisur nga Tirana dhe kishte kaluar mbi Itali, Zvicër dhe Francë, para se të ulej në aeroportin Stansted.
Shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë bëri të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, burri kishte vdekur në avion.
Aeroporti i Londrës Stansted po ashtu konfirmoi devijimin e fluturimit në orët e pasdites për shkak të emergjencës. Ryanair nuk ka dhënë ende një koment mbi ngjarjen.