Në futbollin malazes ka ndodhur një tragjedi pas një atentati me pasojë vdekjen e portierit Goran Lenac.

Ish-portieri 33-vjeçar i skuadrës Kf Bokelj, është qëlluar me armë zjarri në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë stërvitjes së ekipit, atje ku ish-lojtari është plagosur fillimisht dhe si pasojë gjeti vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Kotorit.

Lenac ishte aktivizuar në radhët e Bokej në Ligën e Dytë të Malit të Zi dy vite më parë dhe aktualisht ishte një lojtar i lirë.

Sipas informacioneve të mediave malazeze, vendase autori i vrasjes u largua pa lënë gjurmë, pasi e njihte shumë mirë territorin.