Greqi, 5 tetor 2014 – 4 persona kanë ndërruar jetë dhe 14 të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik, në të cilin janë përfshirë 40 makina në veri të Greqisë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 10:30 me orën lokale në rrugën “Egnantia” në veri të shtetit fqinj, në afërsi të qytetit Veria. Si pasojë e përplasjes, makinat janë përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë pa jetë trupat e dy femrave, një mashkulli dhe një viktimë tjetër, që nuk dihet ende se çfarë gjinie i përket.

Sipas dëshmitarëve mësohet se një grua është djegur e gjallë brenda në automjet. Policia po punon për heqjen e makinave nga rruga duke i transportuar ato për në qytetin e Selaniku