Një raportim i fundit ka bërë me dije se dyshohet që mbi 50 persona kanë vdekur gjatë një përleshje në një ndeshje futbolli në Guinenë Juglindore. Bah Oury, kryeminstri i Guinesë, ka konfirmuar se ky incident ka shkaktuar disa pasoja të njëpasnjëshme. Kjo përleshje besohet të ketë nisur pasi tifozët e ekipit rival e kundërshtuan vendimin për një penallti e cila u dhurua gjatë ndeshjes. Pas konfirmimit të aksidentit tragjik, kryeministri nuk konfirmoi ndonjë fatalitet, por bëri thirrje për ‘qetësi sociale’. “Qeveria shpreh keqardhjen për incidentet që ndodhën në një ndeshje futbolli mes Labe dhe Nzerekore këtë pasdite”.

“Viktima janë regjistruar gjatë kësaj përplasje mes turmës. Qeveria po monitoron zhvillimin e situatës dhe ripërsërit thirrjen e tyre për qetësi në mënyrë që shërbimet spitalore të mos pengohen për të dhënë ndihmën e parë për të lënduarit”. Oury nuk e konfirmoi numrin e saktë të personave të lënduar, por më vonë u konfirmua në një raport më të detajuar se çfarë ndodhi në shkallët e stadiumit. Sidoqoftë, një zyrtar lokal i ka bërë me dije agjencisë së lajmeve Reuters, se mbi 50 persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur nga kjo ngjarje.