Një anije turistike është përplasur me një motoskaf pranë ishullit grek Aegina.

Si pasojë e përplasjes 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, 2 nga të cilët në gjendje të rëndë. Mes viktimave është një fëmijë 2- vjeçar dhe dyshohet se një tjetër është babai i tij.

Skafi ishte nisur nga Peditria drejt ishullit dhe kishte në bordin e saj rreth 25 pushues. Për arsye ende të panjohura ka bërë një kthesë të fortë dhe është përplasur me anijen turistike. Për pasojë ajo është përmbysur duke të gjithë pasagjerët kanë përfunduar në det.

Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë për të shpëtuar turistët që ranë në det, por fatkeqësisht 3 prej tyre humbën jetën.