Vizita në një zonë vullkanike i ka kushtuar jetën fëmijës 11-vjeçar dhe dy prindërve të tij.
Viktimat ishin nga Torono dhe ngjarja ka ndodhur në kraterin vullkanik të njohur me emrin “Solfatara di Pozzuoli”, një zonë kjo që ndodhet pranë Napolit, mjaft e vizituar nga turistët.
Burri 45-vjeçar, gruaja e tij 42-vjeçare dhe djali 11-vjeçar humbën jetën, ndërsa fëmija më i vogël i familjes, djali 7-vjeçar arriti të shpëtonte. Babai i tij u përpoq të shpëtonte të birin, por u thith nga toka. E njëjta gjë ndodhi edhe me gruan që u përpoq të ndihmonte burrin dhe djalin e saj.
Policia italiane thotë se prindërit u përpoqën të shpëtonin djali e tyre pasi hyri në një zonë jashtë kufijve të lejuar të kraterit kur u rrëzua.
Nuk është e qartë nëse ata u mbytën nga gazrat apo llava e vullanit, por mediat vendase bëjnë me dije se atje ndodhet një tokë jashtëzakonisht e shkrirë nga ku del gaz i fortë.
Krateri ndodhet në Fushat e Flegresë, një konstelacion zvarritës i kratereve të lashta vullkanike të frekuentuara nga fëmijët e shkollave italiane dhe turistët nga e gjithë bota. Fushat janë të nxehta disa centimetra poshtë sipërfaqes.