ITALI, 1 janar 2014 – “I kam vrarë të gjithë, hajdeni”. Me këto fjalë ka lajmëruar në telefon policinë 56-vjeçari Daniele Garattini dhe më pas ka qëlluar mbi veten me një plumb në gjoks. Tragjedia ka ndodhur pasditen e djeshme në Torino të Italisë, ku 56-vjeçari ka vrarë të gjithë familjen e tij dhe më pas është vetëvrarë.
Sipas mediave italiane, autori Daniele Garattini kishte humbur punën prej pak kohësh dhe ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Pasditen e sotme ai ka vrarë në banesë vajzën 21-vjeçare Giulia Garattini, bashkëshorten e tij 54-vjeçare Letizia Maggio dhe vjehrrën Daria Maccari 84 vjeç.
Policia ka gjetur në banesë 4 trupa të pajetë, armën e krimit dhe një thikë të gjakosur, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
/ BalkanWeb /





