Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Alzano Lombardos në Itali, ku në brigjet e lumit Serio është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e moshës 30-35 vjeç.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, trupi u gjet gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me shenja, duke shtuar dyshimet për një vrasje të mundshme. Identiteti i viktimës nuk është zbuluar ende, ndërsa autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes.

Nuk përjashtohet as pista e vetëvrasjes, por hetimet po përqendrohen te mundësia e një krimi të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.