Një teleferik që transportonte turistë në jug të Napolit është shembur pasi një kabllo është këputur, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur një, thanë zyrtarët.

Shërbimi italian i shpëtimit malor po i përgjigjet aksidentit në Monte Faita, në qytetin Castellammare di Stabia, raporton Euronews.

Operacionet e shpëtimit, të cilat zhvillohen në një lartësi prej rreth 1200 metrash, pengohen nga moti i keq dhe mjegulla, e cila e ndërlikon më tej komunikimin.

Aksidenti ndodhi vetëm një javë pasi destinacioni u rihap për sezonin.