Itali, 6 korrik 2014 – Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik në Peruxha, Itali, paraditen e sotme. Një 30 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj ish të dashurës, djalit të tyre dy vjeçar dhe një mikeshë të gruas. Më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.
Të katër personat kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërkohë që mjekët vënë në dukje se gjendje shëndetësore e vogëlushit është mjaft e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur brenda pak minutave në një lagje në periferi të Peruxhës.
Mësohet se gruaja 23 vjeçare së bashku me djalin dhe një mike të saj po bëheshin gati të niseshin për në plazh kur janë takuar me 30 vjeçarin, që sipas prokurorit të çështjes ka qëlluar për t’i vrarë.
Pranë autorit të krimit është gjetur edhe pistoleta me të cilin ai ka qëlluar. Çifti ishte ndarë në muajin shtator të vitit të kaluar dhe mesa duket burri nuk e pranonte ende ndarjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





