Të paktën 35 persona u vranë dhe 43 të tjerë u plagosën pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish që po ushtroheshin në ambientet e një qendre sportive në Zhuhai, Kinë.

Mediat kineze raportojnë se mes të plagosurve janë shumë të moshuar, adoleshentë dhe fëmijë.

Shoferi u arrestua teksa po përpiqej të arratisej, tha policia. Aktualisht ai ndodhet në gjendje kome si pasojë e plagëve që mori gjatë përplasjes së mjetit të tij me turmën, shkruan BBC.

Ndërkohë që lideri kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje maksimale për trajtimin e të plagosurve dhe ka kërkuar që autori të ndëshkohet me ashpërsi sipas ligjit.

Ai e cilësoi sulmin si një akt “me natyrë jashtëzakonisht të ligë,” raportoi CCTV, transmetuesi shtetëror kinez.

Ngjarja ndodhi një ditë para fillimit të ekspozitës më të madhe ajrore civile dhe ushtarake në Kinë, e cila mbahet nga 12 deri më 17 nëntor në Zhuhai.