Duhet të ishte një natë e zakonshme feste mes miqsh, por për Alejandro Peñaranda Trujillo u mbyll në mënyrë tragjike. Sulmuesi 24-vjeçar nga Kortulua, që merr pjesë në kategorinë e dytë të Kolumbisë, u ekzekutua me breshëri plumbash gjatë një feste me disa shokë futbollistë, një veprim të cilin autoritet vendase po e hetojnë sepse ende nuk ka qartësi.
Sipas hipotezave të para, vrasësi është futur në festën që po zhvillohej në qytetin Cali, për të marrë hak për një tradhti të të dashurës së tij. Krahas Peñaranda, që mbeti i vdekur në vend me tre plumba, u plagos edhe shoku i tij i ekipit Heissen Izquierdo dhe Cristian Borja, futbollisti i Toluca.
Sipas asaj që ka bërë të ditur shefi i policisë, Hugo Casos për “RCN Radio”, një i panjohur ka trokitu në derë për të kërkuar informacione për një vajzë. Më pas, ai u largua për te kopshti i shtëpisë nga ku nisi një breshëri plumbash që i mori jetën Peñaranda dhe plagosi dy të tjerë.
Klubi Kortuluas i ka shprehur ngushëllimet familjes së 24-vjeçarit me një komunikatë në “Twitter”.





