Të 72 personat në bordin e avionit që u rrëzua sot në Nepal kanë vdekur, sipas stacionit televiziv indian News 18. Në avion kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. 53 persona ishin nepalezë, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 korean, 1 argjentinas dhe një shtetas francez ishin në bord.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe aeroporti është mbyllur për momentin. Dhjetëra ekipe shpëtimi vazhdojnë të kërkojnë zonën ku u rrëzua avioni, i cili kishte nisur fluturimin nga kryeqyteti Katmandu.
“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” tha Jagannath Nirula, zëdhënës i Shërbimit të Aviacionit Civil të Nepalit.
Imazhet e transmetuara nga televizioni lokal treguan tym të zi të dendur që ngrihej mbi vendin e përplasjes ndërsa shpëtimtarët dhe banorët lokalë u mblodhën rreth rrënojave.
Video of what seems to be moments before the crash of Yeti Airlines🇳🇵 ATR72 carrying 72 passengers near Pokhara Airport#aerowanderer #aviation #avgeek #nepal #yetiairlines pic.twitter.com/hk12Edlvpf
— Aerowanderer (@aerowanderer) January 15, 2023





