Pasditen e sotme, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Burime policore bëjnë të ditur se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe. E mitura ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.