Vogëlushi me origjinë shqiptare Mattia Uruçi, u shua në spitalin e Vicenza-s, ku prej 4 ditësh po luftonte me vdekjen.

Pasdites e së hënës së shkuar, Mattia i moshës 4 vjeç e gjysmë, u nxor në gjendje të rëndë nga një pishinë në Lido të Bolzanos. Që nga ai moment ai ndodhej në terapi intensive në Pediatrinë e Vicenza-s, ku dhe ndërroi jetë të premten.

Varrimi i Mattias do të mbahen të premten e 17 korrikut. Prindërit e tij me origjinë nga Belshi, kanë vendosur që i vogli të prehet në varrezat e Bolzanos në një ceremoni të thjeshtë, jo fetare.

Prokuroria italiane nisi menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë.