Tragjedi në një minierë në veri të Kinës, ku për shkak të një shembjeje, të paktën 21 minatorë kanë humbur jetën.
Ngjarja ndodhi në provincën Shanxi, ku 66 minatorë të tjerë u shpëtuan nga ekipet e emergjencës. Sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”, shkaqet e shembjes së pjesës së sipërme të minierës janë duke u hetuar.
Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kinë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar standardet e sigurisë.





