Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 11-vjeçar ka ndodhur ditën e shtunë në pistën “go kart” në pronësi të pilotit spanjoll Fernando Alonso. Lajmin e konfirmoi Federata Spanjolle e Automobilizmit, që tha se një fëmijë 11-vjeçar humbi jetën si pasojë e dëmtimeve që kishte marrë pas një aksidenti.
Gonzalo Basurto Movila po zhvillonte një sesion privat provash me makinat “go kart” kur pësoi aksidentin.Ai u shtrua me urgjencë në spital, por nuk ia doli dot mbanë. Sipas mediave spanjolle, makina “go kart” është përmbysur gjatë testeve dhe ka zënë nën veten djaloshin, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Për këtë incident ka reaguar në faqen e tij zyrtaare “Twitter” edhe Fernando Alonso, që tha: “Jam i shokuar nga lajmi, është një nga ditët më të trishtueshme të jetës time”, duke i shprehur ngushëllimet familjes.