20korrik 2015 – Tragjedi e dyfishtë në pistën e Laguna Secas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 2 pilotë spanjollë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik në garën e parë sezonale e vlefshme për kampionatin MotoAmerica që ngjason shumë me kampionatin Botëror të Superbike. 

Bëhet fjalë për 35-vjecarin nga Valencia Bernat Martinez dhe 27-vjecarin nga krahina e Galicias Daniel Rivas.Pak xhiro pas nisjes së garës së dytë të kategorisë Superbike-Superstock në kthesën e parë të pistës një pilot që ndodhej në qëndër të grupit kryesor ngadalësoi shpejtësinë në mënyrë të papritur duke shkaktuar një aksident në të cilin u përfshinë 5 motorë.

Që në fillim u kuptua që bëhej fjalë për dicka shumë serioze. Pas asaj që ndodhi organizatorët ndërprenë menjëherë garën duke lejuar ambulancën të hynte në pistë. Ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë por as këta të fundit nuk mundën të bënin dot asgjë. Martinez u nda nga jeta në një spital të Monterrey, ndërsa Rivas u dërgua me helikopter në spitalin e Salinasit, vetëm 20 km larg pistës por as ai nuk arriti tu mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit. Si Bernat Martinez ashtu edhe Daniel Rivas kishin shumë popullaritet në Spanjë dhe për këtë fakt dita e aksidentit do të konsiderohet gjithmonë  një ditë zezë për sportin spanjoll.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/