Një punonjës ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e një fabrike në fshatin Shelqet, të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se viktima është Ilirjan Doçi 43 vjeç është aksidentuar në punë.

Mësohet se 43-vjeçari është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Fabrikës së peshkut Mare Adriatik, e cila është në pronësi të kryebashkiakut socialist Mark Babani. 

Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet per zbardhjen e plotë rrethanave.