KONEKTIKAT-Disa të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Konektikat, shumica e viktimave janë fëmijë të mitur. Ky është lajmi tronditës që vjen nga SHBA, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat  në të cilat ka ndodhur tragjedia. Numri i viktimave i rrit nga minuta në minutë, pasi dyshohet se vrasësi ka asgjesuar një klasë të tërë me arme zjarri. Policia konfirmoi se autori është gjetur i vdekur brenda shkollës.

Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore të rajonit Newtown dhe te dhenat e para u bene te ditur nga rrjete të mediave lokale. 
Policia kishte marrë një mesazh se një person i armatosur kishte mbërritur në shkollën fillore. 

''Në shkollën fillore 'Sandy Hook'', të Newtown, në Konektikat, u regjistrua fillimisht një viktimë dhe shumë të plagosur si pasojë e një shkëmbimi të fortë zjarri në brendësi të ambjenteve të ndërtesës'', njoftonte fillimisht rrjeti televiziv lokal që citohej nga CBS. 

Pak minuta me pas, BBC duke cituar mediat lokale amerikane bën të ditur se të paktën disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë në brendësi të shkollës. U konfirmua se drejtori dhe psikologu janë vrarë dhe pjesa tjetër e viktimave janë fëmijë të mitur. 

Zyrtarët thanë se në incident kanë vdekur 28 persona, përfshirë 20 fëmijë.

Ndërsa informacionet mbi viktimat vijojnë të jenë kontradiktore sa në një media në tjetrën, 3 persona konfirmohet se janë dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë për jetën. 

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 2 armë, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë. Nga te dhenat paraprake dyshohet si autor nje prej prinderve qe kishte femijen ne kete shkolle.

Rrjeti amerikan CBS po ashtu bënte të ditur se nje prej viktimave ishte një prej personave të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ndërkohë që një person tjetër është arratisur, por për momentin autoritetet lokale nuk e kanë konfirmuar ngjarjen. 

Zona përreth institutit arsimor është izoluar dhe shkolla është evakuuar plotësisht.

Një prind dëshmitar tha për CNN mund të kenë qenë mbi 100 të shtëna me armë. "Pashë sesi vdiqën dy punonjës të shkollës".

Zjarrfikësit i kanë evakuuar fëmijët nga ndërtesa e shkollës duke i vënë në rresht dhe u kanë kërkuar të mbyllin sytë që të mos shohin skenat e tmerrshme të shokëve dhe miqve të vrarë me armë. 

Shkolla kishte fëmijë të moshës parashkollore deri në klasën e katërt, ose nga mosha 5 deri në 10 vjeç.

Shpëton mrekullisht 9-vjeçarja shqiptare 

Në shkollën fillore në Konektikat, ku ndodhi masakra e tmerrshme ishte nxënëse edhe një 9-vjeçare shqiptare, e cila fatmirësisht ka arritur ti shpëtojë masakrës. 
Vëllai i saj, Mërgim Bajraliu, 17 vjeç ka rrëfyer detaje të ngjarjes për mediat amerikane. Bajraliu  thotë se ka dëgjuar të shtënat nga shtëpia e tij dhe ka nxituar që të shkojë në shkollë për të kontrolluar motrën e tij 9 vjeçare. Ai thotë se e motra e tij ishte në rregull, por kishte dëgjuar një ulërime nga altoparlantët. 
Ai tha se mësuesit po dridheshin dhe dilnin nga ndërtesa duke qarë. “Të gjithë ishin të traumatizuar,” tha ai. 

Policia

Policia bëri të ditur se atentatori ka vdekur brenda ndërtesës. "Po punojmë që ti japim përgjgije të gjitha pyetjeve se cfarë ka ndodhur realisht”, bëri të ditur zyrtarisht policia. 

Autori 
 

Sipas Fox News, burime policore konfirmojnë se autori është i riu, Ryan Lanza, 24 vjec. Fox News konfirmoi nga policia se 24-vjecari ka lindur në Newtown, por jetonte së fundmi në Hoboken.

MEDIAT: AUTORI I MASAKRËS KA VRARË EDHE PRINDËRIT E TIJ 

Autori i masakrës, i cili shkaktoi sot të paktën 27 të vdekur duke përfshirë 18 fëmijë në një shkollë në Konektikat, në verilindje të SHBA-së, ka vrarë edhe prindërit e tij, bënë të ditur burime mediatike amerikane. 
"Djali i ri, i identifikuar si Ryan Lanza, 24 vjeç, ka vrarë të atin në banesën e tij para se të shkonte në shkollë, ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, ku vrau të ëmën, e cila punonte atje", theksuan burimet mediatike amerikane. 
Sipas rrjetit televiziv "CBS", nëna e tij jepte mësim në shkollë dhe shumica e viktimave mund të ishin nxënësit e saj. 
Shkëmbimi i zjarrit ndodhi sot në Newtown, rreth 130 kilometra nga Nju Jorku duke shkaktuar të paktën 27 të vdekur duke përfshirë 18 fëmijë. 
Policia konfirmoi pak më parë vdekjen e anëtarëve të personelit të institucionit si dhe nxënës të moshës 5-10 vjeç, por pa dhënë hollësi të mëtejshme për momentin.

Shtëpia e Bardhë: Flamujt në gjysmë shtizë 

Ndërkohë presidenti i SHBA, Barack Obama shprehu sot ngushëllimet për viktimat e shënuara në këtë ngjarje. 
Presidenti Barack Obama ka folur me guvernatorin e Konektikatit për t’i shprehur ngushëllime në lidhje me viktimat në shkollën fillore në këtë shtet. 
Obama dha sot urdhrin për të vendosur flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet publike amerikane për katër ditë në nder të viktimave të masakrës në shkollën fillore në Konektikat, në verilindje të vendit. 

"Në shenjë respekti për viktimat e masakrës në Newtown, Konektikat, flamujt do të vendosen në gjysmë shtizë në institucionet qeveritare, bazat ushtarake dhe ambasadat amerikane",- bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. 

Presidenti Barack Obama, jashtëzakonisht i prekur, bëri thirrje sot për "aksione kuptimplotë" për të ndaluar në të ardhmen shkëmbime zjarri si kjo e fundit, ku humbën jetën të paktën 27 persona, shumica fëmijë, në një shkollë në Konektikat. 
"Shumica e atyre që humbën jetën sot ishin fëmijë të mrekullueshëm të moshës 5-10 vjeç", deklaroi Obama, i cili shtoi se e kishte "zemrën e thyer" dhe fshiu lotët. 
"Kemi pësuar shumë tragjedi si kjo në shkollën e Newtown", theksoi ai