Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku ka vdekur një 8-vjeçar pasi e ka zënë dera e oborrit.
Ai po luante me motrën e tij 6-vjeçare e cila ka pësuar lëndime.
”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit.
Pastaj të dy janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetën“, ka thënë për Gazetën Express Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ndërkaq motra 6-vjeçare që po vazhdon të trajtohet në spital ka pësuar lëndime serioze.