Një ngjarje e rëndë tronditi atmosferën sportive gjatë ditës së dytë të finaleve ATP në Torino, ku dy spektatorë, një 70-vjeçar dhe një 78-vjeçar, humbën jetën në rrethana të veçanta brenda pak orësh. I pari u sëmur në mëngjes pranë Inalpi Arena në ‘Fshatin e Tifozëve’, ndërsa i dyti u ndje keq gjatë ndeshjes mes Lorenzo Musetti dhe Taylor Fritz, në tribunat e stadiumit.

Shërbimet e urgjencës reaguan menjëherë dhe i dërguan të dy në spitalin ‘Molinette’, por fatkeqësisht asnjë nga të dy nuk mundi të shpëtonte dhe vdekjet u regjistruan menjëherë pas shtrimit. Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin e tenisit dhe organizatorët, që po bashkëpunojnë me autoritetet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe për të ofruar mbështetje familjeve të viktimave.