Një vajzë 20 vjeçe i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga kati i 11 i një pallati. Dyshimet e para të policisë janë për vetëvrasje të qëllimshme të vajzës së re, Klea Sh. Ngjarja e rëndë ndodhi pak orë më parë, në një pallat shumëkatësh në rrugën e Kavajës në vendin që njihet si “Qendra Globe”, shkruan syri.net.
Lajmi është bërë i ditur nga burime policore që kanë shkuar në vendin e ngjarjes. E reja, rreth 20 vjeç është hedhur rreth orës 20:50 minuta dhe është identifikuar si Klea Sh. Nuk dihet ende nëse vajza jetonte apo punonte në këtë zonë, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e vetëflijimit.