Së paku 16 persona vdiqën si pasojë e përmbytjes së një anije me emigrantë në brigjet e Greqisë.
Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona.
Autoritetet janë në kërkim të të mbijetuarve të tjerë derisa si pasojë e tragjedisë së tretë të këtillë brenda kësaj jave në Greqi numri i të vdekurve në total arriti në 30.
Greqia mbetet njëra prej rrugëve kryesore nëpër të cilën kalojnë migrantët në përpjekje për të arritur në Bashkimin Evropian.





