Itali, 24 maj 2014 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një klinikë private në qytetin e Casertano-s, në Itali. Një grua 29 vjeçe, Francesca Oliva, ka vdekur për shkak të komplikacioneve të shkaktuara pas lindjes me operacion cezarian të trinjakëve të saj.
Njëkohësisht një nga foshnjet, i seksit mashkull, ka lindur i vdekur. Ndërkohë dy vajzat, janë nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë lindur me peshë shumë të vogël, 480 dhe 600 gr, dhe nuk dihet ende nëse do të mund të mbijetojnë.
Sipas mjekëve, fëmija i seksit mashkull duhet të ketë vdekur në barkun e gruas disa ditë më parë. Autopsia pritet të nxjerrë rezultatet e sakta se çfarë shkaktoi vdekjen e 29 vjeçares dhe të fetusit mashkull.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





