Ditë tragjike kjo e shtunë në Vlorë, ku pas një 14-vjeçari, edhe dy vajza dhe një tjetër djalë janë mbytur në plazhin e Zvërnecit.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur dhe po punon për identitetet e tyre të plota. 

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 14:30 është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshin të mbyteshin në ujë 2 persona.

Megjithëse shërbimet e policisë kufitare dhe atyre vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, nuk është arritur që të rrezikuarit të shpëtoheshin.

Pas nxjerrjes së trupave nga deti, u pa se viktimat ishin tre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët gjatë ditës, u mbyt një 14-vjeçar ë plazhin e Marinës.