Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mesditë në Valle Aurina (Bolzano) të Italisë, ku një ortek që ka rënë papritur ka gjetur të papërgatitur një grup skiatorësh amatorë, që ishin duke garuar në këtë zonë.
Mediat italiane raportuan fillimishtë për 10 skiatorë të humbur, por nga këta 6 janë gjetur pa jetë në afërsi të zonës ku ra orteku. Heliopterët po inspektojnë zonën në kërkim të 4 skiatorëve të tjerë ende të humbur.
Orteku ra në një lartësi 3358 metra, në një zonë që është në kufi mes Italisë dhe Austrisë.