Ka zgjatur pak minuta gëzimi i skuadrës së Chambly.
Formacioni i kategorisë së tretë franceze, pak pasi siguroi kualifikimin historik në gjysmëfinalen e kupës së Francës, duke eliminuar Strasburg, falë fitores 1-0, ku autor i golit ishte Lassana Doucoure minutë 83’, mori një lajm shumë të hidhur pas përfundimit të takimit.
Pronari i tyre, Walter Luzi, ndërroi jetë në spital, ku ishte transportuar në përfundim të takimit më të rëndësishëm të klubit që ai vet krijoi në vitin 1989.
Lajmin për vdekjen e drejtuesit kryesor e bëri të ditur drejtori sportiv i klubit francez, së bashku me djemtë e tij Luzi, Bruno e Fulvio. Një lajm ky që trishtoi jo pak të gjithë ekipin, të cilët nuk do të kenë në ndeshjen e radhës, tifozin e tyre kryesor.





