Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën Patra-Athinë në Greqi.

Një vajzë e re shqiptare ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamion. Sipas shtypit grek, viktima është një 22-vjeçare me origjinë nga Shqipëria.

Rrethanat e vdekjes ishin tragjike. 22-vjeçarja kishte ndaluar për të ndihmuar të plagosurit pasi dy automjete ishin përplasur. Por teksa zbriti nga makina për të parë çfarë kishte ndodhur, vajza e re u tërhoq zvarrë nga një kamion duke i shkaktuar vdekjen tragjike. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht për të renë shqiptare ishte shumë vonë. Për shkak të aksidentit tragjik, autostrada u bllokua për disa orë.