Një i vdekur, dy të plagosur mbur, për të cilët shpresat për t’i gjetur të gjallë janë shumë të pakta. Ky është bilanci i tragjedisë të regjistruar pasditen e sotme në brigjet e Riminit, Itali, ku për shkak të motit të keq një varkë me vela është përplasur me shkëmbinjtë dhe më pas është përmbysur.
Një nga 6 personat që ndodheshin në varkë ka humbur jetën menjëherë, ndersa dy të tjerë ndodhen në spital në gjendje shumë të rëndë.
Siç raportojnë mediet italiane, dy helikopterë ndodheshin ende në ajër deri rreth orës 19.00, pavarësisht kushteve mjaft të këqia të motit, në tentativë për të lokalizuar të humburit.