SHBA, 6 korrik 2014 – Katër fëmijë kanë gjetur vdekjen në një zjarr të fuqishëm në periferi të Filadelfias, duke shkatërruar edhe tetë shtëpi.

Më i madhi i fëmijëve ishte katër vjeç, ndërsa më e vogla, ishte një vajzë vetëm një muajshe. Si pasojë e përmasave të zjarrit, kanë mbetur të plagosur katër persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë evakuuar.

Dyshohet se zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, duke e bërë të pamundur shpëtimin e viktimave. Zjarrfikesve u eshte dashur rreth nje ore te vinin flaket nen kontroll, por tashme per femijet e vegjel nuk mund te behej me asgje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/