Mesazhe të shumta në rrjetet sociale për aktorin shqiptar Florind Belliu, i cili i dha fund jetës së bashku me gruan e tij Ornela Belliu, ditën e djeshme.
Aktori 35-vjeçar kishte folur në një intervistë për mediat shqiptare dhe pas largimit në SHBA, New York, ku rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.
“Kur u nis avioni me mua, përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time…Duke ardhur ëndrra ime para meje”, do të shprehej Belliu.
Ndërsa miqtë e tij shprehin dhimbjen nëpërmjet mesazheve të tyre në rrjetet sociale, duke ngushëlluar prindërit e çiftit, të cilët ishin prindër të dy fëmijëve.