Prek Tonaj është i treti person nga e njëjta familje që u ekzekutua mbrëmjen e sotme. Atij i kanë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë në harkun kohor të 30-viteve.

Në fillim në viteve ’90 është vrarë vëllai i parë i Prek Tonaj, ngjarje që nuk u zbardh kurrë.

Pak vite më vonë i vranë në burg vëllain tjetër.

Pikërisht këto ekzekutime të njëpasnjëshme mësohet se kanë qenë edhe arsyeja që në vitin 2011, kur Tonaj ishte 36 vjeç, mori armët dhe u nis të merrte hakun, por nuk ia doli dot!

Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan, Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re dhe Ndoc Prela, banues në lagjen “3 Heronjtë” në qytetin e Shkodrës u vunë në pranga, ndërsa armët që kishin u sekuestruan nga policia.

‘Hasmi’ shpëtoi, por nuk u mjaftua me kaq. Ai u kujdes që të shuante edhe vëllanë e fundit të familjes Tonaj, Prek Tonaj. 47-vjeçari ishte ulur si çdo mbrëmje në lokalin në qendër të fshatit ku jetonte kur u qëllua befas nga një person i maskuar. Ky i fundit e qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe e la të vdekur në vend.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, megjithatë deri më tabi nuk ka asnjë autor të ndaluar