Pano Ruçi, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar tre vite më parë në Greqi, ku u përplasën trenat në zonën e Tempit dhe si pasojë humbën jetën 57 persona, mes tyre edhe djali i tij.
Sipas Ruçit, tragjedia ndodhi pasi sistemet e trenave nuk punonin, ndërsa ka theksuar se qeveria greke fajëson shoferin e njërit prej trenave për rastin, por sipas tij ka edhe disa të pathëna.
Ai pretendon se në tren kishte benzinë dhe lëndë të ndezshme që po transportoheshin kontrabandë dhe sipas tij, personat në këtë çështje janë persona me influencë prandaj qeveria greke po tenton t’i mbulojë.
“Sistemet e trenave si frenimi, radiomarëse nuk punonte asnjë gjë. Asnjë gjë nuk punonte dhe këto janë dëshmuar edhe në ekspertizë. Qeveria greke thotë që është faji i një njeriu. Okay, është faj i një njeriut që nuk e ktheu çelsin. Po zjarri, ne atë kërkojmë.
Zjarri nga se u bë, gjithë ai zjarri. Duhet të kishte diçka brenda. Janë ato që esencat që i vejnë nëpër benzinë, kështu gjërash. Nuk e di si i thonë shqip. Ishte kontrabandë prandaj nuk duan se janë emra të mëdhenj ato që i kishte brenda. Domethënë ato gjëra që kishte brenda janë njerëz me influencë”,ka deklaruar ai për Euronews.





