27shtator 2015 – Zara Petova, gruaja e 41-vjeçarit Dritan Petova, i cili shkaktoi tragjedinë e sotme në Shijk, është qëlluar me 3 plumba pas shpine. Përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore mbi viktimat nxorri dhe konkluzionin.
Mjekët thanë se gruaja 35 vjeçe ka marrë 3 plumba pas shpine. I ati i saj, (vjehrri i viktimës), Ismail Leka është qëlluar me dy plumba, ndërsa vetë autori me një plumb në zemër. Të gjithë viktimat janë qëlluar nga e njëjta armë.
/portali DurresLajm/