Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje në Itali, ku një shqiptar ka vrarë ish-gruan, ish-vjehrrën, dhe në fund ka vrarë veten.

Shqiptari 41-vjeçar Rino Begu, pasi ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten e tij, ish-vjehrrën, ka qëlluar dhe mbi të dashurin e ri të ish-gruas, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kome farmaceutike.

Viktima të kësaj tragjedie janë Rosica Montana 31 vjeçe, nëna e saj Maria Askarova 51 vjeçe me nënshtetësi moldave dhe i plagosur ka mbetur i dashuri i 31-vjeçares, me kombësi uzbekistane.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e ish-vjehrrës së shqiptarit në komunën e Fenil del Turco në afërsi të Rovigos dhe çka e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se gjithçka ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të tij të moshës 2 e 11 vjeç dhe të ish-kunatit 17-vjeçar, transmeton “Corriere della sera”.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, shqiptari nuk e pranonte dot fundin e martesës me Rosica Montana-n si dhe faktin se ish-bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij.

S.L.